Beteja për godinën e Teatrit Kombëtar me ngjan pak me betejën për prishjen e Piramidës nga qeveria Berisha vite me parë. Opozita socialiste atë kohë luftoi të mos prishej. Argumentet ishin absurde, pasi nuk mund ta mbroje një mazolueum të Enverit, me arkitekturë të vajzës së tij.
Sot Piramida është aty. Rezistoi, edhe pse e rrënuar, por me një hapesirë të admirueshme përreth, që sot mund të ishte e mbuluar me kulla moderne. Tani u gjetën fondet që ajo të bëhet Qendra Rinore Inovative me e veçanta ne Ballkan. Do e bëjë AADF, (fondi amerikan i zhvillimit) por do mbetet pronë publike.
Njësoj mendoj për Teatrin Kombëtar. Përsa kohë Qeveria nuk ka lekë ta ndërtojë, le të mos e prekë. Teatri i ri duhet të bëhet aty ku është, në atë sipërfaqe që është, me paratë e shtetit ose ndonjë donatori, pa i dhënë asnjë centimetër privatit. Duhet të mbetet përjetësisht pronë publike. Kur shteti t'i gjejë lekët, le ta bëjë të ri. Mbi të gjitha, ajo është zonë e mbrojtur, për shkak të Kalasë Ilire të Tiranës që këta qëllimisht e quajnë mesjetare dhe ndaj i kanë dhënë për restorant mjediset e saj, ndërsa kanë populluar me kulla zonën historike. Nëse do ndiqnin këtë llogjikë të vlerave historike, sot nuk duhej të ngriheshin aty as ndërtesat Toptani e Plazza... Të paktën të mbrojmë sot çfarë ka mbetur.
Krahasimet e bëra për restaurimin e Sheshit Skënderbej dhe Pazarit të ri, nuk kanë vend, pasi asnje centimetër i këtyre territoreve nuk iu dha privatit. Ato u ndërtuan me financime të ndryshme, por nuk u tjetërsua pronësia.
Të paktën shqiptarët kësaj here duhet të bien dakord dhe të mos i shohin gjërat në mënyrë militante apo partiake. Qeveritë ndërrohen, po kështu dhe politikanët. Nuk do jenë më këta që janë sot. Por Teatri Kombëtar do t'u përkasë gjithë shqiptarëve edhe në brezat që vijnë. Nëse është hapësirë e madhe le të ruhet e tillë me shatërvane dhe kopshte të gjelbëruara përpara. Mjaft që ajo të mos copëzohet për privatët dhe të mos ngjishet me kulla të tjera. Tirana është bërë batërdi me ndërtime dhe ne këtë e kemi kuptuar vonë, kur hedhim sytë e shohim qytetin nga lart. Pas gjithë atyre që janë bërë, tani kemi një mundësi të shohim qartë çfarë nuk i duhet apo i duhet këtij qyteti. Tani duhet të ngremë zërin për të ruajtur disa hapësira në zemër të qytetit tonë..

Comments
Post a Comment