Gjithë kjo histori e ditëve të fundit në politikën shqiptare, si ajo e frikës nga planet e Sorosit, dhe e frikës se presidenti iu kundërvu Amerikës, është shumë qesharake dhe bëhet për të larguar shqiptaret nga problemet reale dhe për të ruajtur pushtetet me rotacion të kësaj pakice që prej kohësh mban peng fatet e shumicës së këtij populli.
Fatet e vendit tonë nuk mund t'i vendosin më të huajt. Eshte absurde ta mendosh dhe ta besosh në kohët e sotshme. Të huajt e katandisën Shqipërinë në ate pak territor të cunguar që është sot (Konferenca e Londres 1913). Të huajt na e shtyjnë sa të munden hyrjen tonë dhe përparimin tonë, përsa kohë që ne s'luftojmë dhe s'jemi gati. Madje disa, më shumë s'na duan sesa na duan, per shume arsye, disa prej te cilave historike. Shihni kur botojmë një lajm negativ për veten, sa shumë amplifikohet në botë. Të huajt shpesh vende si Shqipëria i trajtojnë si eksperiment. Të huajt, vende të vogla si Shqipëria i trajtojnë si një pjesëz të një problemi më të madh strategjik që ata kanë mes njëri-tjetrit. Të huajt, edhe ata që na duan shumë, mendojnë maksimumi 1% të kohës së tyre për Shqipërinë dhe 99 % për problemet e veta.
Unë personalisht kam shumë për zemër shprehjen që thotë: "Nëse ti nuk merr në duar fatet e jetës tënde, atëherë do jesh pjesë e planit të dikujt tjetër". Kjo vlen edhe për një shtet. Nëse ti si shtet nuk ia del të luftosh për ekonominë tënde, për shtetasit e tu, për të zhdukur fenomenet negative që të turpërojnë e të shkatërrojnë, atëherë normal që të tjerët do luajnë 'futboll' me ty. Shihni Serbinë: Dy dekada më parë kishte gjithë botën kundër, për shkak të fajësisë në masakrat në Bosnje e Kosovë. E ndërsa sot është vendi më i fuqishëm 'ekonomikisht'në Ballkanin Perëndimor dhe po përparon me shpejtësi drejt BE. Të presësh sot nga bota, është paaftësi. Bota të respekton nëse je mirë në shtëpinë tënde.
Për mua zgjidhja e krizës politike që ka kapluar Shqipërinë, është super e thjeshtë. Eshtë pikërisht ajo zgjidhje që kjo klasë politike nuk dëshiron që ta bëjë: hapja e garës për njerëzit më të mençur për të drejtuar vendin. "Korrigjoni sistemin zgjedhor, dhe zhdukni listat. Jepini mundësi njerëzve të mençur të kandidojnë, të krijojnë parti, të zgjidhen. Krijoni mundësinë që populli të vendosë me referendume për shumë çështje madhore. Dhe mos i vidhni më zgjedhjet!!!!!!. Lërini t'i numërojnë votat mësuesit, mjekët, komuniteti, jo partitë. Kaq bëni. Kaq pak duhet, dhe është një gjë që bota e ka bërë me kohë. Dhe ta shihni çfarë do zgjedhë populli dhe si do ndryshojë fati i këtij vendi. Shqiptarët nuk janë budallenj që t'i mësojë bota si ta duan vendin e tyre dhe si të bëjnë punë të bukura për Shqipërinë. Thjesht bllokuesit jeni ju, kasta e vjetër.
Kjo betejë s'ka fare lidhje me ndërkombëtarët, ata janë pjesë e politikës së jashtme, s'kanë punë me punët tona të brendshme. Beteja është mes njerëzve të duruar të këtij vendi dhe jush, klasës politike 30 vjeçare që jeni mbyllur brenda një rrethi vicioz, rrëzoni dhe zgjidhni njëri tjetrin, shaheni dhe putheni sërish, vazhdoni të qarkulloni gjithë pasuritë e kombit brenda rrethit tuaj, duke mbajtur kështu të mbyllura brenda atij rrethi edhe fatet e Shqipërisë.
Kjo betejë s'ka fare lidhje me ndërkombëtarët, ata janë pjesë e politikës së jashtme, s'kanë punë me punët tona të brendshme. Beteja është mes njerëzve të duruar të këtij vendi dhe jush, klasës politike 30 vjeçare që jeni mbyllur brenda një rrethi vicioz, rrëzoni dhe zgjidhni njëri tjetrin, shaheni dhe putheni sërish, vazhdoni të qarkulloni gjithë pasuritë e kombit brenda rrethit tuaj, duke mbajtur kështu të mbyllura brenda atij rrethi edhe fatet e Shqipërisë.
Comments
Post a Comment