30 arsye pse jetoj ende në Shqipëri

  1. Se këtu kam prindërit, motrat, vellain, të afërmit e mi
  2. Se flas kudo gjuhën time
  3. Se kurrë nuk ndihem e vetmuar
  4. Se kemi det, mal, natyrë të mrekullueshme dhe shumë ditë me diell 
  5. Se kemi histori të lashtë të admirueshme
  6. Se kafenetë e lagjes i njoh me pëllëmbë, u di dhe çmimet dhe e pi kafen ku të dua
  7. Se mund të vizitoj kurdo gjithë vendet, qytetet ku kam kujtime 
  8. Se mund të takoj miq të fëmijërisë e mësuesit e dikurshëm
  9. Se njoh qindra variante e vende për të blerë dicka, lirë dhe mirë
  10. Se njoh shumë njerëz te cilëve mund t'u drejtohem kur kam një hall
  11. Se kam shume kontakte, dhe në çast mund të telefonoj për ndihmë
  12. Se shkoj në dasma, ditëlindje e evente, ku festojmë alla shqiptarçe
  13. Se çdo muaj kemi nga një ditëlindje në familjen e madhe dhe kjo është e mrekullueshme
  14. Se nuk më duhet të bëj punëra të rëndomta, pasi shkolla e lartë më ka vlejtur.
  15. Se s'kam ngelur asnjëherë pa punë, edhe pse të gjithë ankohen se s'ka punë. 
  16. Se edhe kur më kanë bere ndonje padrejtësi, kam gjetur dicka tjetër me më vlerë për të luftuar
  17. Se asnjëherë s'jam përzier në afera të pista dhe i kam bërë prindërit krenarë.
  18. Se nuk kam turp të kërkoj të drejtën, dhe s'guxon të ma hedhë kush
  19. Se nuk e vras mendjen se ku do lë fëmijën, se gjyshërit të ndihmojnë me dëshirë
  20. Se kopshti dhe shkolla janë falas, të paktën deri në universitet
  21. Se kam përjetuar dy sisteme dhe shumë histori i kam me të jetuar, jo me të treguar
  22. Se politikanët dhe bota VIP janë pjesë e humorit të kësaj shoqërie 
  23. Se këtu bota rrotullohet shumë shpejt, sheh si shfryhen ata që fryheshin dikur nga nje post pune
  24. Se mosmirënjohësit dikur, shpesh kthehen dhe të luten 
  25. Se kam Kishën ku shkoj dhe atje i njoh të gjithë 
  26. Se ketu ka vendosur Zoti që unë të jetoj
  27. Sepse nuk më ka dalë kurrë llotaria amerikane (edhe pse kam aplikuar vetem nje here)
  28. Se nuk m'i ka hapur askush dyert për të ikur jashtë
  29. Se të huajt po e preferojnë gjithnjë e më shumë vendin tone
  30. Se nuk do doja ta gëzonin të huajt këtë vend, por fëmijët tanë. 
Ps/ Ka dhe shumë arsye të tjera, por po e lë me kaq. Sekreti është të gjesh lumturinë aty ku fati ka vendosur që të jetojmë. Ndaj, mos u qani por jetoni të sotshmen aty ku ndodheni. Dhe luftoni çdo ditë për të bërë diçka për këtë vend dhe për t'ua lënë brezave në vazhdim.




Comments

  1. Eshte bukur te lexosh te gjitha keto arsye per te cilat nje njeri vendos te jetoje ne vendin e tij, dhe mendoj se ky duhet te jete normaliteti per te gjithe...Por jeta shpesh here te ve para zgjidhjeve apo jemi ne qe duam ta kerkojme fatin tone diku tjeter. Une si shume te rinj te tjere vendosa qe te largohesha nga Shqiperia, per nje jete me te mire, duke e privuar veten nga te gjitha ato aspekte pozitive qe keni pershkruar me siper. Zgjodha te panjohuren, nje rruge plot veshtiresi dhe sfida, per tu realizuar edhe ne nje vend te huaj. Edhe pse me mungon shume ajo menyre e te jetuari e rrenjeve te mija, nuk do te kthehesha pas, se tashme kam kuptuar qe jeta askund nuk eshte e lehte, jane pikerisht perpjekjet dhe lufta qe ne bejme per te arritur objektivat tona ato qe bejne ndryshimin.

    ReplyDelete
    Replies
    1. Në asnje rast nuk gjykoj ata qe kane ikur. Secili ka zgjedhur rrugen sipas mundesive qe i ka krijuar jeta. Une kam plot njerez te afert qe jetojne jashte dhe ua di hallet te gjitheve. Thjesht mesazhi u drejtohet atyre qe jane në Shqiperi me mua, ta duan vendin dhe te bejne dicka. Une kam zgjedhur te merrem me turizmin dhe ta promovoj Shqiperine me sa mundem, te mos ankohem e te mos shaj. Te pershendes dhe pse ske vend emrin tend ketu. Te ecte mbare!

      Delete

Post a Comment