Presidenca e Keshillit te Evropes, nje moment historik per Shqiperine

Me 23 maj, Shqiperia merr per here te pare kryesimin e Keshillit te Europes, nje prej organizatave me te medha dhe me te vjetra ne Europe. Pas 17 vitesh anetaresim, Shqiperia do te jete tashme presidentja e radhes se ketij organizmi me 47 shtete anetare, te dedikuar per promovimin dhe mbrojtjen e te drejtave te njeriut. Ky eshte vertet nje moment historik per Shqiptaret dhe perkon me vitin jubile, te 100 vjetorit te pavaresise se shtetit tone. Keshilli i Europes u themelua me 5 maj 1949 nga vetem 10 shtete dhe tashme mbulon gjithe kontinentin europian. Shqiperia u be pjese e kesaj organizate pak vite pas daljes nga izolimi komunist, saktesisht me 13 korrik 1995. Keshilli i Europes na shoqeroi dhe asistoi ne rrugen e veshtire te tranzicionit nga diktatura ne demokraci dhe shumica e arritjeve tona ne demokraci jane kontribut i kesaj organizate.

Shume kush ne opinionin publik mund te ngreje pyetje, cfare peshe do te kete Shqiperia, nje shtet i vogel, ne drejtimin e nje organizate te ketyre permasave?

Ne organizata te ketij niveli, ashtu sic ndodh dhe ne kryesine e Bashkimit Europian, presidencat bashkerendohen mes tre shteteve, shtetit qe e le presidencen, atij qe e merr dhe atij qe do ta marre. Edhe ne kete rast shumica e prioriteteve te Shqiperise jane te percaktuara dhe do jene vazhdim i presidences Britanike qe ia dorezon Shqiperise celesin e drejtimit te KiE pikerisht me 23 maj. Shqiperia gjithashtu do koordinoje punen me presidencen pasardhese Andorren. Baza e punes per trojken presidenciale eshte ne radhe te pare: reforma politike e KiE, reforma ne Gjykaten e te Drejtave te Njeriut, reforma ne kuader te demokracise lokale- reforma keto qe kerkojne kontributin e Shqiperise per te vazhduar punen e deritanishme te presidences paraardhese, Britanise se Madhe.

Megjithate pavaresisht disa prioriteteve te percaktuara dhe detyrimit per t'i ndjekur ato, cdo presidence e radhes i jep tonet e veta Keshillit te Europes ne varesi te disa vlerave dhe prioriteteve qe kane lidhje me vendin respektiv, si dhe aktiviteteve qe organizon, qe varen kryesisht prej saj. Ministria e Puneve te Jashtme ne bashkerendim dhe me ministrite e tjera, dhe me punen e perfaqesise sone ne Keshillin e Europes, ka perpiluar prioritetet e presidences shqiptare qe do te udhehiqen nga motoja: "Te bashkuar ne diversitet".

Cfare nenkupton kjo moto? Perfaqeson pikerisht ate vlere per te cilen Shqiperia me te drejte krenohet dhe vleresohet nderkombetarisht, 'bashkejetesen paqesore ne rajon' dhe 'bashkejetesen tolerante nderfetare' brenda vendit tone.

Permes nje sere aktivitetesh qe do te zhvillohen ne Shqiperi, Kryesia shqiptare do te promovoje "te jetuarit se bashku" si nje platforme e perbashket per menaxhimin demokratik te diversitetit ne Europe. Sot ne mjaft vende te Europes dhe ne ato te zhvilluara, ndjenjat nacionaliste, ekstremiste, raciste dhe diskriminuese ngrene shpesh here krye. Shqiperia perkundrazi, eshte vleresuar dhe vazhdon te vleresohet per disa vlera qe qendrojne ne themel te Keshillit te Europes, pikerisht toleranca, mosdiskriminimi, bashkejetesa nderfetare etj. Po citoj ketu sekretarin e pergjithshem te KiE, Thobjorn Jagland i cili per presidencen Shqiptare thote: "Nuk kam asnje dyshim se presidenca shqiptare do jete e suksesshme. Ka shume per te mesuar nga Shqiperia per tolerancen dhe mikpritjen e shoqerise shqiptare pergjate historise se saj. Ja perse jam i lumtur te shoh autoritetet shqiptare qe kane qellim ti perkushtohen, gjate kryesimit, pikerisht raportit per te 'jetuar se bashku' ne diversitet. Ne kete kuader ne Tirane do te organizohen nje sere takimesh dhe konferencash, rreth 30 aktivitete, te cilat do te rrisin dhe prestigjin e Shqiperise ne Europe dhe me gjere. Do kete konferenca mbi dimensionin fetar dhe dialogun nderkulturor, aktivitete per promovimin e shoqerive demokratike e te qendrueshme, per parandalimin e krimeve kunder njerezimit, luftes kunder dhunes ndaj grave ne familje etj. Shqiperia do te jete vendi prites i Kampit te Paqes per te rinjte per vitin 2012, dhe do te ftoje perfaqesues te komuniteteve te ndryshme nderetnike nga Europa Juglindore dhe rajoni i Ballkanit, duke dhene mesazhe pajtimi, miqesie e bashkepunimi ne emer te se ardhmes europiane.

Gjithcka do nise me ceremonine e marrjes se presidences, me 23 maj, nje ceremoni qe pervec anes simbolike te dorezimit te celesit te presidences, do te perfshije dhe nje panair me dokumentet kryesore historike te vendit tone por edhe me produktet ushqimore shqiptare. Me tej, per ti dhene rendesine presidences tone, ne 24 maj, vjen per vizite ne Shqiperi sekretari i pergjithshem i KiE, Thobjorn Jagland, dhe gjithcka do kurorezohet me nje koncert festiv ne Ministrine e Jashtme.

Kryesimi i Keshillit te Europes nga Shqiperia eshte nje moment historik. Shpresojme qe ky te jete hap i madh per njohjen e vlerave te shqiptareve ne bote, por edhe prestigjit te vendit tone, si nje vend qe mund te luaje me sukses rol drejtues dhe vendimmarres ne organizmat nderkombetare.

* Eva Kushova, Keshilltare per mediat, MPJ

Comments