Marredhëniet me Kinen kanë filluar të intensifikohen.
Kryeministri Rama ishte se fundi atje dhe ra dakord per disa projekte
me peshe qe mund te financohen nga Pekini.
Ndoshta
ka nje hendek mes dy vendeve. Pavaresisht te kaluares miqesore qe kemi
patur me Kinen, tashme Shqiperia i ka zgjedhur partneret strategjike qe
jane SHBA e BE. Nderkohe Serbia e cila prej kohesh eshte kunder kesaj
rryme, ka zgjedhur vec Rusise dhe Kinen, si partnere strategjike, duke i
bashkuar dhe nje element i rendesishem, fakti qe keto dy superfuqi kane te
njejtin qendrim ndaj Kosoves, pra nuk e njohin.
Mendoj
se ne kete kendveshtrim qeveria shqiptare mbetet e hapur per te forcuar
bashkepunimin ekonomik dhe shkembimet tregtare me Kinen, por nuk mund
te flitet per partner strategjik ne nje periudhe te afert. Një samit i
bujshëm u zhvillua fillimisht më 25 prill 2012 në Varshavë me
pjesëmarrjen e liderëve nga Europa Lindore. Kina premtoi aty mbi 10
miliardë dollarë investime që mund të preknin të gjitha vendet nga pjesa
lindore e ish-murit të Berlinit.
Sipas kinezëve,
janë europiano-lindorët që nuk kanë paraqitur sa ç’duhet projekte për
financim nga fondi kinez që pret me interes propozime në pesë fusha:
energji, bujqësi, turizëm, teknologji të reja të komunikacionit dhe
infrastruktura. Shtetet qe do përfitojne jane Rumania, Bullgaria, Polonia,
Hungaria, Slovakia, Republika Çeke, Sllovenia, Serbia, Mali i Zi,
Kroacia, Bosnjë-Hercegovina, Estonia, Letonia, Lituania, Maqedonia
dhe Shqipëria. Eshte fakt se Shqiperia deri tani nuk ka paraqitur
asnje projekt serioz. Ndersa samiti i radhes eshte planifikuar kete muaj
ne Beograd, ku do te jete Serbia ajo qe do te firmose per nje nga
projektet e medha qe do mbeshtetet nga fondi 10 mld dollare i Pekinit
Comments
Post a Comment