Mjeshtëria e një lideri është t’i thotë popullit atë 
që ai deshiron të dëgjojë. Është një rregull i thjeshtë që  kushdo që 
qeveris nuk duhet ta heqë nga mendja. Dhe në rast se e harron per shkak 
te mbingarkeses, për këtë janë këshilltarët  që duhet në cdo kohë t'i 
kujtojnë liderit, se populli do donte që ju të flisnit për këtë cështje 
apo për ketë tjetrën.
Ne librin "Guximi per te 
Shpresuar" te presidentit Obama, del qarte se gjithë rritjen e Obamës 
drejt Shtëpisë së Bardhe e ka udhehequr ky motiv, kjo moto: ti thuash 
popullit atë që ai dëshiron të dëgjojë, ose të paktën te tregosh që e ke 
dëgjuar. Nëse njerëzit shqetësohen për taksat, lideri duhet t'u 
flasë atyre për taksat për mundësitë si duhet ti zbusim ato. Nëse 
njerëzit janë të shqetësuar për rendin duhet t'u flasësh atyre për 
gjithë përpjekjet, reformat dhe për gjithcka që ti synon të bësh në këtë
 fushë për të shuar shqetësimet e tyre.
Normal sot 
në botë ekziston një tjetër metodë për ti bërë qeveritë që të vazhdojnë 
me planet e tyre pavarësisht reagimit public. Janë spin doctors, ata që 
kujdesen për të manipuluar opinionin dhe për ta devijuar në një drejtim 
tjetër kur shqetësimi është diku tjetër. Sigurisht që dhe kjo metodë e 
quajtur ndryshe 'propagandë', ka vend në gjithë qeverisjet demokratike 
sot.  Por nese cdo ditë një lider devijon nga një ngjarje shqetësuese 
dhe hap një temë krejt tjetër, atëherë kjo nuk mund të gëlltitet lehtë 
në public dhe kostoja dihet.
Por a është i dukshëm 
shqetësimi public? A mund ta kuptojë një lider dhe gjithë rrethi i tij, 
momentin kur populli është i shqetësuar për dicka?
Padiskutim
 që po. Mjafton një shikim të shtypit të përgjithshëm dhe televizioneve 
pavarësisht anshmërineve të tyre politike. E jo vetëm kaq. Sot në erën e
 mediave sociale, mendimin e popullit e merr me lehtë dukë lexuar 
komentet e tyre, në vend që të bësh sondazhe apo vox pop ne rrugë.
Nese
 ke lexuar mjaftueshem, nje mesatare e thjeshte e gjithe reagimeve 
publike, te jep nje perceptim se cfare mendon populli per nje 
vendimarrje te qeverise. Nese nje qeveri eshte e vendosur te shkoje 
kunder kesaj rrjedhe per nje kohe te gjate, normal ndeshkimi publik do 
jete i jashtezakonshem ne zgjedhjet e ardhshme.

Comments
Post a Comment