Ajo qe ndodhi ne Greqi u konsiderua termet politik, por s’ishte aspak e papritur. Qe kur nisi kriza ne Greqi ne 2009, greket jane perballur me sfida te medha, paten kohe te provonin revoltat, te digjnin qytetet, te nderronin disa qeveri. Perballe gjithe kesaj situate masash shtrenguese ekonomike dhe borxhi te jashtem, kishte ardhur koha per nje lider te ri qe premtonte se do t’i jepte fund ketyre halleve. Greket arriten ne kete pike pas nje deshperimi disa vjecar. Ka tendenca per ta krahasuar kryeministrin e ri grek Aleksis Cipras me lidershipin e majte aktual shqiptar.
Por ne fakt ndryshe nga terreni grek ku gjithe forcat politike ishin testuar ne qeverisje, Rama nuk eshte pare ne qeverisje. Duhet te kaloje te pakten nje mandat qe te gjykohet nese ai e rrenoi kete vend apo e ndryshoi per mire. Pra dhe ne Shqiperi duhet te kaloje faza e konsumimit te forcave te medha politike, qe te arrijme te forcat e reja te modelit Cipras.
Krahasimin me Albin Kurtin qe bene disa analiste shqiptar, e hodhi poshte vete Albini. Ne fakt Albin Kurti eshte nje opozitar i perkushtuar qe i duhet Kosoves. Por ai nuk duket se e njeh artin e negocimit ne politike. Duket se eshte i pergatitur vetem per opozite, gje që e ben shkelqyer e madje ne mënyrë të ashpër. Kauzat e tij gjithmone jane me vlere, por kjo sdo te thote qe te zgjdhen me dhune. Gjeja e fundit qe i duhet Kosoves eshte dhuna. Tani që zgjedhjet mbaruan, kaluan muaj të tërë zvarritje për një koalicion, aq sa më në fund kosovarët patën një qeveri që të niste nga puna, një revoltë e egër nuk i shërben vendit. Dakord që cdo reagim i tij është i sinqertë, por ne shqiptarët duhet të mësohemi si në Kosovë e Shqipëri që pushtetin ta marrim me votë, pa hezituar asnjëherë për të reaguar paqësisht për ndonjë politikë të gabuar të qeverisjes. Edhe Cipras me të majtën ekstreme greke, disa here protestuan dhunshëm, duke djegur madje shpesh qytetet, por ne pushtet erdhen me program politik dhe me votë. Greqia gjithsesi eshte ne rrethana krejt te tjera, eshte anetar i BE, dhe shume pjese te sovranitetit te saj ia ka dorezuar tashme BE-se. E cfaredo qe te beje Cipras nuk i del dot kunder BE-se. Ndersa rrethanat ne Kosove e Shqiperi, jane te pakrahasueshme me ato ne Greqi. Ne ende nuk jemi pjese e BE, dhe per sa kohe nuk mesojme te qeverisim sic duhet, BE do na mbaje larg saj.
Comments
Post a Comment