Përmbytjet dhe faji ‘jetim’

Shumë fajtorë po artikulohen për përmbytjet e fundit në Shqipëri. E para fajtore është natyra. Hakmerret ndaj shqiptarëve çdo vit, ose njëherë në disa vjet dhe gjithmonë i gjen të papërgatitur. Por, po t’i hysh thellë dhe natyra mund të parandalohet. Parashikimet dhe prognozat e shkenctarëve të botës për vendet që preken nga ndryshimet klimaterike, këtu në Shqipëri as i ndjek kush, as i lexon kush, e jo më të jenë pjesë e studimeve dhe punës së institucioneve tona respektive. Një studim i Business Insider i publikuar pak ditë më parë tregonte se efektet e ndryshimeve klimaterike do ndihen me shumë në Shqipëri. Do ishte e udhës nëse ‘shkenctarët’ tanë apo ‘administrata jonë e sapo ndërruar’ të merrte në tryeze këto studime, të përgatiste plane se ku duhej të ndërhyhej, cilat janë vendet më të rrezikuara, nëse do ishte e nevojshme një zhvendosje e popullatës që në vjeshtë nga zonat e rrezikuara etj etj. Por kjo që po them është luks për ne. Sepse administrata jonë nuk e ka atë kapacitet.

Kalojmë të fajtori i dytë. Kasaphana ndër vite? Prerja e pyjeve, gerryerja e lumenjve, mohsapja e kanaleve kulluese? Të gjitha qëndrojnë, por sa përpjepje kanë bërë qeveritë ndër vite për t’i ndalur këto femomene? A dëgjoi kush që u arrestuan këta përsona sepse po gërryenin zhavorrin në shtratin e lumit Vjose apo Osum? A kemi dëgjuar nëse është arrestuar dikush sepse preu druret në pyll? Absolutisht kasaphana është njerëzore. Po si ka mundësi që ndër gjithë këto vite asnjë qeveri nuk mori masa ta ndalte? Nëse fajin e ka qeverisja e mëparshme që për 8 vjet nuk bëri asgjë për mjedisin, po në një vit qeverisje te re, a keni dëgjuar që u pastruan kaq kanale kulluese? A u mobilizua kush që të parandalonte këto katastrofa?

Qeverite thone se fajtorë janë vetë banorët. Pse i ndertuan shtëpitë afër lumenjve, në fusha, poshte nivelit të detit? Por, në një vend ku shteti nuk i jep qytetarit asnjë strehe, në një vend ku cështja e pronësisë së tokës është bërë lëmsh, cdo njeri i dëshpëruar sa gjen një copë tokë te lire, ndërton një shtëpi pa asnjë studim, dhe fut kokën. I jep një rryshfet të vogël kreut të komunës, që zakonisht është njeriu i partisë që nuk ka asnjë informacion mbi rrezikshmërinë e zonave se ku nuk duhet ndërtuar, dhe kaq mjafton. Ai strehohet ca kohë, rrit e shton bagetite, mbjell tokën e vet dhe vjen një ditë që çdo gjë ia merr lumi. Qeveritë e radhës i gënjejnë me ndonjë dëmshpërblim që maksimumi është sa për të blerë një lopë të re, dhe kaq. E historia përsëritet, ai pret që tokën e tij ta thajë dielli dhe shtepia të dalë mbi ujë, dhe do të nisë të dridhet e të flejë me ankth sapo të fillojë vjeshta e shirat…. Jetë ferri. Fajtor është fati i tij i zi.





Drama e fermereve per te shpetuar bagetite (jugu i Shqiperise)



Comments