Hallakatja e mediave ne kohe fushate

Eshte nje lemsh i vertete te lexosh e kuptosh mediat shqiptare ne kohe fushate. Keshtu po ndodh dhe ne Shqiperi kete muaj. Ne zgjedhjet lokale, mediat jane ndare haptas ne te majta e te djathta, pavaresisht maskimit here-here duke botuar dhe ndonje gje nga kundershtari. Nje lexues normal nuk arrin te kuptoje kurre, se per ke duhet te votoje dhe pse. Por nuk eshte problemi te anshmeria e tyre, pasi politizimi i mediave shqiptare eshte nje gje e njohur, e pandryshuar. Problemi eshte te mungesa e profesionalizmit total te medias ne kohe fushate. 

Keshtu nese nje kandidat premton dicka, kjo mund te lexohet vetem ne nje rresht ne lajme, pasi asnje media nuk merret me tej ta zgjeroje e te thoje pse nuk eshte bere kjo deri tani, kush e ka patur detyre per ta bere, se faji mund te jete dhe i partise se kandidatit qe ben premtimin e ri.  Ose ndoshta ai eshte premtim i perseritur, i pambajtur. 
Por medias nuk duket se i intereson ajo qe u intereson shqiptareve. Eshte perfshire ne nje fushate siperfaqesore, te shemtuar, duke u kufizuar vetem ne rolin e nje zedhenesi te deklaratave shpesh absurde te kandidateve dhe kaq. E nuk mbaron ketu. Per mediat fushata duket si gallate. Gjithe eksitimi i medias shperthen kur ka ndonje humor gjate fushates se njerit apo tjetrit kandidat. Psh ne rastin e Erjon Veliajt me shume eshte permendur historia e fiqve, apo e dasmes, ndersa ne rastin e Halim Kosoves, humoret me punen e tij si gjinekolog, ndersa ne rastin e Grida Dumes, vetem te pasmet e saj. Skandaloze, qesharake, nje injorance totale, nje media qe o zot nuk dihet se kur do sherbeje si promotore e te mires, e te drejtes, e asaj qe duhet te degjoje publiku. Media duhet t'i jape publikut ate qe ai duhet te degjoje ne keto kohe te shkurter fushate dhe te argumentuar madje. Po jap disa shembuj pa dashur te mbaj asnje ane politike:

Dihet se ne rastin kur Lulezim Basha del e premton dicka te re, komenti i mediave pa perjashtim duhet te vijoje me disa rreshta, perse nuk e ka bere deri tani. Kjo eshte dhe arsyeja qe Basha ka zgjedhur te beje fushate per gjera te medha qe kane lidhje me zgjedhje parlamentare e jo lokale, sepse nuk mund t'i sugjeronin strategji me te mire per te mbuluar mosberjen asgje dhe vegjetimin e tij e te stafit te tij ne 4 vite ne Tirane. Por kete s'duhet ta harroje media. Dhe kjo qe vlen per te ndeshkuar publikisht Bashen dhe stafin e tij, nuk ka pse te ndikoje te kandidati i ri i PD,  nuk ka pse premtimet e tij te zbehen pse parardhesi i tij nuk beri asgje. Perkundrazi premtimet e reja te dr Halimit duhet te mbahen shenim e te ballafaqohen nga media, a jane te mundshme, a jane te realizueshme.
E njejta gje duhet te komentohet nga mediat fjala vjen per premtimet e Vangjush Dakos qe  po cudit dynjane me gjera qe do beje dhe qe nuk i beri ne 8 vjet ne Durres. Eshte gjetur si arsye mosperputhja e qeverisjes vendore me ate qendrore ne vitet e shkuara. Por dhe nje idiot e kupton se nuk ka nevoje per fonde nga qeveria qendrore qe t'i te mbash paster qytetin, qe te mos lejosh lokalet ti derdhin ujerat e zeza ne det, qe per fat te keq vazhdon dhe sot pas 8 vitesh te qeverisjes se tij ne Durres. 

Media duhet te ballafaqoje cdo premtim, kjo eshte detyra e saj. E njejta gje me kandidatin e Tiranes Veliaj, qe vetem ne 1 ore poston 10 premtime ne twitter, duke thyer cdo rekord boteror. E nese media nuk i ballafaqon dot këto premtime se nuk vrapon dot aq sa Erjoni, të paktën të shkruaje një lajm të tillë. Sot ky kandidat ka premtuar 20 gjera. A ju duken te besueshme?

Sado hiqen te pavarura, mediat jane ndare tashme hapur. Gazeta Tema, Shqiptarja.com, Top Channel, jane hapur pro qeverise, nga ana tjeter Lapsi.al Abc e Klan jane anti qeveri, Me te moderuara jane Balkanweb, Panorama, apo Mapo e Ora News, por jo te pavarura dhe mbi te gjitha jo te thelluara.  Ajo qe te trishton eshte se nuk ka nje PSE pas cdo lajmi. Kjo eshte tronditese per mungesen totale te profesionalizmit te tyre edhe pas 25 viteve demokraci. 

Keshtu shpreh nje keqardhje e madhe per kandidatet e pavarur, por me shume keqardhje per qytetarët e pavendosur qe duhet të hanë vetëm këtë gjellë të pistë që ofrojnë mediat tona 'politike'. Perballe kesaj fushate aspak profesionale, te pavendosurit do bejne mirë të marrin një vendim, e të mos votojnë fare…






Comments