Karaburuni, gadishulli me i madh në Shqiperi, territor deri
më sot i paeksploruar, m’u duk çuditërisht i populluar në udhëtimin tonë të parë. Para se të niseshim kishim frikën
se do shkonim në një vend të pashkelur dhe u pajisëm mirë me ushqime, çadër,
uje e pije freskuese. Por u gabuam. Në plazhin e Shen Vasilit ku ndaluam pamë
po aq njerez sa në plazhet e Radhimës. Çadrat dhe shezlonet ishin zënë të
gjitha. Dhjetra djem te rinj, që ndoshta këtë udhëtim e bënin përdite, ishin
rreshtuar të gjithë në zonën e molit dhe hidheshin me radhë nga lartësia.Pas
çadrave ndodhej restoranti, i ndërtuar me dru, dhe jo me beton, fatmirësisht. Aty
normal nuk mungonte as ushqimi as pijet, as kafeja. Asgjë nuk mungonte, kur mendon
që ky destinacion u shkel vetëm një vit më parë në 2014, kur anija Rexhina
dergoi turistet e pare per te eksploruar plazhet e bukura. Ndersa tani rrugen e
mesuan plot anije, varka dhe motorskafe. Teksa udhëtonim me anije shikonim shtëpiza
portative të vendosura në plazhet më të bukura.
|
Shen Vasili, Karaburun |
Po kush janë ata që po zaptojnë
pak nga pak këto plazhe të virgjera, këtë pasuri ku të gjithë ne shqiptarët
kemi pjesë? Me aq sa vura re, pronaret e rinj te Karaburunit, jane ata qe kane nje mjet lundrues. Nese ke nje skaf, shkon e ze nje plazh te
paprekur, dhe bëhet i yti, te pakten deri sa te
mberrije shteti. 'Pushtimi' sapo ka filluar. Nuk kemi dëgjuar deri tani ndonjë
lajm për një plan menaxhimi të gadishullit Karaburun dhe ishullit të Sazanit që
gjithashtu sapo u hap për publikun. Në fakt pushtimi nuk po bëhet vetëm nga deti. Ata që e njohin mirë zonën kanë nisur të udhëtojnë përmes bazës së
Pasha Limanit edhe me makinë. Dhe pse rruga eshte e ngushte dhe e shkatërruar,
foristradat mund të shihen edhe nga anijet, teksa pershkojne gadishullin. A
mundet shteti yne të kontrollojë të gjithë ata që do ngrene bizneset e tyre në Karaburun? A
ka shteti mjete të shpejta motorike që të eksplorojnë gjithçka që bëhet në këto
zona të virgjëra? A ka një plan zhvillimi dhe një plan ndalimi, ku s’duhet
të lejohet askush të vëjë dorë? Çfarë po i paguajnë shtetit ata që tashmë po i
shfrytëzojnë këto vende dhe po u ofrojnë shërbime turistëve në Karaburun? Këto
ishin pyetjet që më erdhën në mendje teksa u larguam nga gadishulli. Gjeja që më
bëri pershtypje ishte se një prej djemve marinarë të anijes,
hipi i fundit ne anije para se të niseshim, me thasët me plehra të lokalit.
Plehrat erdhën me ne në Vlorë. Normal në Karaburun nuk ka pushtet lokal që të
kujdeset për plehrat, dhe është gjë e mirë që ai gadishull të mbahet pastër
deri sa të plotësohen gjithë kushtet për një jetesë normale.
|
Plazhi ne Sazan |
Në fakt dita e dielë 26 korrik,
kur ne udhëtuam për Karaburun, ishte dhe dita e parë e hapjes publike për Sazanin,
ishullin e harruar e të izoluar vitet e fundit. Ishim më fat që anija
jonë do të udhëtonte dhe aty për herë të parë. Sazani na u duk sa madhështor
aq dhe i braktisur. Anes portit, pamë një plazh të thjeshtë ku njerëzit kishin lidhur çarçafë
mbi shkopinj për t'u mbrojtur nga dielli, pasi nuk kishin çadra. Nuk e dinim nëse
ishin vizitorë si ne apo banorë të ishullit. Por rrotull tyre s'kishte asnjë
mjet lundrues, as në mol. Giithsesi pyetja dhe në këtë rast është: Për çfarë
u hap tani Sazani kur aty s’kishte asnjë lehtësi për t’i pritur turistët? Çfarë
bëri gati shteti për të pritur udhëtarët e parë? A nuk do ishte mirë që turistët
atje t'i presë një guide, t'i drejtojë për në zonat e ndryshme, t’u tregojë
historinë, vlerat dhe gjithcka tjetër? A
nuk do ishte mirë që të kishte një mjedis çlodhës ku udhëtarët të merrnin frymë
të pinin dicka?. Sazani është ndryshe nga Karaburuni, pasi aty ndërtesat
ekzistojnë. Mjaft që njera prej tyre të kthehej në një muze ose mjedis prites për turistët
do ishte ideale. Turistët
nuk mund të zbresin e të rrinë në diell e të hipin prapë në anije. Dakord, është e mrekullueshme që tani janë të gjithë të lirë t’i shohin këto bukuri dhe kjo është
arritje, por nuk mjafton. Mbi të gjitha publiku meriton të dijë çfarë do bëhet
me këto pasuri? Si do menaxhohen? Kush do jetë përfituesi? Shpresojmë që në
këto zona të paprekura të mos bëhet kasaphana që kemi parë deri tani në
bregdetin e Durrësit, Vlorës e Sarandës.
Si mund te shkosh në Karaburun e
Sazan?
|
Plazh ne Karaburun |
Më lehtë është të shkosh nga Vlora. Anija Rexhina ofron një çmim të
arsyeshëm, 1600 lekë personi, për fëmijët poshtë 6 vjec falas, për fëmijët
6-10 vjec bileta kushton 600 leke. Turi zgjat nga 9.30-17.00 dhe itenerari përfshin:
udhëtim përgjatë Karaburunit, ndalim në plazhin e Shën Vasilit, vazhdim i turit
për në Sazan, udhetim në Shpellën e Haxhi Aliut, në majë të gadishullit, dhe më
pas rikthim në plazhin e Shën Vasilit për dy tre orë plazh dhe për të drekuar.
Në 16.30-17.00 bëhet kthimi sërish në hotel Rexhina, Radhime. Fare afër niset dhe
anija 'Black Pearl' ku cmimi gjithashtu është i arsyeshëm 1500 leke personi, dhe
itenerari është i njëjtë me përjashtim të ndalesës për të bërë plazh e për të
drekuar. Mire do ishte nëse qytetarët shfrytëzojnë këto mjete pak me te
lira, pasi dhe motorskafet ofrojne çmime shumë të kripura. Dëgjuam që një
motorskaf me qera për një udhëtim të tillë kushtonte 70 euro, çmim shumë i shtrenjtë
për shqiptarët por dhe për të huajt. (fotot: E.K)
|
Plazh ne Karaburun |
|
Makinat ne Karaburun |
|
Shen Vasil Karaburun |
Comments
Post a Comment