Fuqia e medias dhe kauza siriane

Një foto, një video, një imazh, mund të ndryshojnë boten. Ka ndodhur e do të ndodhë dhe kjo është fuqia e medias. Nje moment te tille po perjeton sot bota, kur fotoja e një djali sirian 3 vjecar, i nxjerre pa jete ne bregdetin turk, ka nxitur nje zemerim publik ne cdo cep te globit dhe ka vënë ne mendime kancelaritë e mëdha të botës. Nëse bota e zhvilluar do ndryshojë ndonjehere qendrim ndaj refugjatëve, kjo do të ndodhë padiskutim tani. Ne fakt Aylan Kurdi nuk eshte i vetmi femije i mbytur ne Mesdhe. Mesdheu prej kohesh eshte kthyer ne varreze per refugjatet dhe emigrantet kryesisht nga Afrika dhe Lindja e Mesme. Mijera femije mund te jene nxjerre nga dallget ne te njejten menyre. Por pamjet e tyre nuk jane shfaqur kurrkund ne media, ose jane censuruar. Ne fakt nese ngjarja e fundit do ndodhte diku ne nje breg tjeter, ndoshta ne brigjet e BE, ato pamje nuk do kishin mberritur ne media, por do ishin thjesht statistike, sic kanë qene deri me sot. Bota perendimore ka shume rregulla ne lidhje me transmetimin ose jo te pamjeve makrabre, kryesisht te femijeve. Edhe në kamionin e gjetur në Austri me 71 siriane te vdekur, disa prej tyre ishin femije. Askush nuk i pa fotot e tyre.

Për gjithe vendet e BE kriza e refugjateve ka qene dhimbje koke. Në takimet e tyre kjo çeshtje zinte nje vend periferik. Fakti qe djaloshi u gjend ne bregun turk, ishte ndoshta nje çast per t'ia plasur ne fytyre Europes ate qe po ndodhte. Nje televizion turk shperndau pamjet dhe fotot dramatike pa censure, të cilat u perhapen si virus ne bote permes mediave sociale. Mediat e medha prestigjoze boterore nuk mund te rezistonin, vecse t’i publikonin imazhet qe tashme i kishin pare te gjithe.

Turqia prej kohesh po perballet e vetme me krizen e sirianeve, e revoltuar qe Europa nuk po ben asgje. Qe kur nisi lufta ne 2011 ne Siri, Turqia ka strehuar me shume se 1 milione siriane dhe ka qene korridori kryesor prej nga sirianet e deshperuar donin te preknin Europen. Edhe pse perdite mijera vete niseshin dhe jo te gjithe mberrinin ne vendet e destinuara ne Europe, perseri vemendja e lidereve europiane ishte e limituar. Madje europianet nuk u lekundën as nga pamjet e shfaqura ne kufirin greko-maqedonas, ne Serbi, nga pamjet në trena ne Hungari, as nga gjetja e kamionit me 71 refugjate te vdekur ne Austri. Europa po kembengulte se nuk i donte sirianet dhe as emigrantet e tjere. Dhe duhej nje moment kulmor. Nje femije i vogel i nxjerre pa jetë ne breg te detit, ende me rrobat e trupit, do behej dhe simboli i krizes se refugjateve. Aylan Kurdi shërbeu për një kauzë.

Kështu ka ndodhur dhe do te ndodhë. Nese nuk do ishte pamja makabre e masakres se Reçakut, me njerez pa koke, ndoshta nderhyrja perendimore ne Kosove nuk do ndodhte. Nese nuk do ishin shperndare në botë fotot e femijëve palestineze te vrare, ndoshta Palestina do shihej vetem si vend i terroristeve të Hamasit etj etj. Mediat duhet te bejne punen e vet ne cdo kohe, ne terren, e jo ne zyre. Askush nuk do që të shohë përditë foto fëmijesh të vrarë, të dhunuar, të masakruar; as foto nënash te vuajtura qe skane me ctë ushqejnë të vegjlit e tyre, as foto të mjerësh pa çati. Por nëse ato shërbejnë për një kauzë për të parandaluar tragjedi më të mëdha, padiskutim duhet të shfaqen. Ndryshe, kjo botë egoiste nuk do të ndryshojë.




Comments