S'duam arrestime, por ktheni paratë

Ju kujtohet kur u arrestua guvernatori? Pati shumë duatrokitje në mediat sociale: më në fund një arrestim i bujshëm. Pas ca kohe pamë dhe lirimin e pabujshëm të guvernatorit. Çështja u mbyll. Por la një pyetje të hapur: Ku shkuan 700 mln lekë? Kush po i gëzon?

Nëse një hajdut të merr portofolin dhe ti e kap, çfarë do t'i thoje? Më jep portofolin dhe ik, nuk të denoncoj dhe as do merrem me ty. Çështja mbyllet. Kaq ftohtë duhet te trajtohet vjedhjet e miliona eurove ne kurriz te shqiptareve, përfshi çështjen e shekullit, CEZ. Kjo, sepse situata ekonomike ka arritur aty ku nuk mban më, dhe arrestimet nuk 'pijne ujë' në këtë vend, ku s'ka sistem gjyqësor.

Ka ardhur koha që shqiptarët të mos gënjehen me një 'show në ekran" e me një lugë të zbrazur. Nuk na intereson nëse arrestohen politikanë sot, e nxirren pas ca ditësh duke paguar euro të vjedhura, për të shkuar të qetë, e për te shijuar pasurite e tyre të pamerituara. I bën 'babai' dy muaj burg me qejf që fëmijëve të mos u prishet rehati, që vilat të mos preken, që orat Rolex të vazhdojnë të shkëlqejnë nëpër duar. Është e padrejtë, e pandershme qe miliona euro të shkojnë në duart e një grushti njerëzish, e qytetarët të vuajnë ende per ujë, për drita, për bukë, për rruge, shkolla e spitale. Mendoni sikur ato para te ishin investuar për këto kushte minimale që ende shqiptaret e thjeshte nuk po i gëzojnë.

Media jone investigative, aq e pakte sa ka mbetur, duhet t'u shkoje deri në vijen fundore çështjeve VIP, që po gëlojne kohet e fundit. Mos i arrestoni zoterinjte. Duam vetem te kthejne parate ne buxhetin e shtetit. Nuk ka burg më të madh dhe denim me te madh, nëse hajduteve u konfiskon gjithe pasurine e pamerituar: vila, makina, pasuri offshore, gjithçka e marre padrejtesisht. T'u merren dhe te lihen me aq pasuri sa kishin para se t’i hynin politikes dhe puneve te pista. Ta kuptojnë çdo të thotë të jetosh si gjithë pjesa tjetër e popullsisë, që nëse punon me ndershmëri një jetë të tërë, maksimumi mund të kursesh aq sa të blesh një strehë të vogël.

Ditet e fundit media po çoroditet me lloj- lloj lajmesh për komplote, per dore te zeze futur andej e kendej, per kaseta, regjistrime, koalicione te fshehta, afera seksi etj. Por këtij populli prapaskenat politike nuk i duhen me. Nuk jemi me në ate gjendje si dikur, kur një militante e Beratit thoshte: rrimë pa buke e pa drita, vetem ju politikane mos u zini. Vrafshin veten! Nuk duam të dimë as se kush eshte Ismailaj e gruaja e tij, c'beri Doshi, Bami apo me cilën shkon Prifti, e as çfare fshihet në 'çanten e zeze'. Të gjitha keto behen per t'i hedhur hi syve mediave, per te çoroditur shqiptaret me qellimin e vetem qe vetem e verteta fundore- destincioni i parave - te mos zbulohet kurre.

Por ne duam vetëm këtë të fundit. Duam që çështja CEZ e ngritur fatmirësisht jashtë kufijve tanë, të zbardhet deri në fund, dhe mbi të gjitha paratë e rryshfetit t'i kthehen arkës së shtetit. Mos prisni arrestime për këtë çështje, ku i kanë ndyrë duart të gjithë. Nëse do bëhen arrestime ndonjëhere, i bie të arrestohet gjysma e politikanëve që kemi sot. Ata do bëjnë çmos ta mbrojnë njëri-tjetrin se janë në të njëjtën barkë. Veç kesaj me arrestimet, qytetaret s'fitojne asgje, vetem se bëjme disa të pasur te rinj: avokatet e gjyqtaret, te cilet do ngopen me para, vetem që t’i nxjerrin te pafajshem 'zoterinjte e korrupsionit'.

Ndaj, errësimin e kësaj afere ku janë në loje miliona leke te shqiptareve s’duhet ta lejojne mediat serioze dhe as ndërkombetaret qe e kane më të qartë se ne, se çfare po ndodh ne kete vend. Fokusi i kësaj çështjeje 'korrupsioni galopant', duhet te jetë vetem destinacioni i parave. Deri në qindarken e fundit te kthehen ne arken e shtetit. Kështu lehtesohet nje barrë, dhe qytetaret e thjeshte nuk do mbingarkohen nga taksidarët e radhës për të dorëzuar në shtet dhe atë pak fitim të nxjerre me mund e djersë.
Nëse konfiskohen paratë e pushtetarëve, atyre që janë tani ne qeverisje dhe atyre qe iken duke vjedhur gjithçka, Shqipëria mund te bëhet. Paratë janë këtu, vetëm se janë ndarë pandershmërisht. Hajdutët ua rrëmbyen më të ndershmëve dhe të pafajshmëve 'sy për sy'. Nëse u konfiskohen paratë hajdutëve, trafikanteve, evazorëve te medhenj, ky vend mund të marrë frymë e të zhvillohet, se të tjerat shqiptaret janë mësuar t'i falin.

Comments