Democracy not functioning... |
Në vitet e para të demokracisë, ku çdo gjë e re përqafohej me etje, kur u shfaqen bizneset e para dhe gara e ekonomisë së tregut sa vinte e forcohej, të aftët nisën të dilnin në krye. Shumë njerëz falë zotësisë dhe punës arritën të ndryshonin katërcipërisht jetesën e tyre. Të gjithë ishim pjesë e garës. Dhe fitoret kishin kuptim.
Por duket se dekadën e fundit në Shqipëri, fjala garë ka humbur tërësisht konceptin e saj qe nga maja e shoqërisë e deri në fund. Është krijuar një elitë drejtuese pa garë, e cila në realitet urrehet nga qytetarët shqiptare dhe akuzohet përditë me fjalët më fyese në mediat sociale, atje ku njerëzit e zakonshëm kanë mundësi të shprehen. E megjithatë kjo pseudo-elitë dikton jetët tona, na vjel taksa, na merr çdo pronë publike, na merr parqet, ajrin, frymën. Është një pakicë që na ka rrëmbyer të ardhmen dhe askush nuk ka të drejtë t’i konkurojë, t’i mposhtë, t’i largojë. Janë krerët feudalë të partive tona elektorale. Janë sheikë brenda oborrit të tyre, dhe nuk pranojnë askënd të vihet në garë me ta.
Në PD kreu i partisë thuajse u zgjodh me testament dhe jo me garë. Në PS prej ditësh një zë i lirë si Blushi po thërret se prej 7 vitesh nuk bëhen zgjedhje në këtë parti, por askush nuk merret me demokracinë e brendshme të munguar, ndërkohë që akuzat ngrihen ndaj atij që kërkon këtë demokraci të funksionojë. LSI partia më e re, u duk sikur solli një risi kur u krijua, në statutin e së cilës përcaktohej se kreu i partisë nuk do qëndronte me shumë se dy mandate. Por gjithcka shpejt ndryshoi dhe sot kjo parti me të drejtë konsiderohet si parti familjare ose një 'ndërmarrje shpk'. Kur japin ketë model partitë e mëdha, s’mund të flasim për parti të tjera, emrat e të cilave askush nuk i mban mend, sepse identifikohen vetem me liderin e tyre. Janë të njëjtët njerëz që na përgatisin reformat zgjedhore, që organizojnë zgjedhjet dhe numërojnë votat. Këta ‘feudale’, në çdo prag zgjedhor na imponojnë njerëzit e tyre, figura që nuk i duam, nuk i njohim, shpesh 'kriminelë' siç rezultoi parlamenti i fundit. Thjesht ne votojmë 'ushtarët e tyre", që ata i përdorin për të vjedhur çdo pasuri publike në mënyrë që t’u kthejnë mbrapsht nderin emëruesve në detyre. Ky rreth vicioz ka krijuar një mur të trashë që nuk lejon asnjë të çarë nga mund të hyjë një zë i huaj. Aq fort e ruajnë partitë kryesore këtë mur, sa janë gati të bashkëpunojnë në çdo kohë, në dëm të interesave të qytetarëve dhe në dëm të së ardhmes së vendit, vetëm e vetëm që askush tjetër të mos hyjë në rrethin e tyre. Ish kandidati për bashkinë e Tiranës i grupit “Ne Tirana” ka bërë së fundi një thirrje të dëshpëruar për bashkim kundër kësaj elite, por reagimet ishin jo aq entuziaste.
Habia e madhe
është se edhe vetë shqiptarët nuk duket se e pranojnë dot hyrjen në skenë të
ndonjë politikani, apo ndonjë grupimi tjetër. I kanë pranuar këta që janë, dhe
argëtohen ose acarohen duke dëgjuar intrigat e tyre, duke u bërë pjesë e historive që kjo
sërë politikanësh hedh në tregun mediatik çdo ditë, por pa mundur të kërkojnë apo të përqafojnë një alternative tjetër.
Mediat, një pjesë e të cilave të paguara prej tyre, kanë zënë pozicionet mbrojtëse duke u ruajtur krahët, dhe duke krijuar murin e dytë të trashë, ku nuk lejohen të hyjnë zërat e gazetarëve të lirë që e konsiderojnë këtë elitë njësoj të korruptuar e të padenjë për të qeverisur shqiptarët. Thirrjet e Lubonjës se Shqipërisë i duhet një lëvizje e re politike, shumica e qytetareve i ka shpërfillur. Po kështu sfumohen shpejt dhe lajmet investigative të disa mediave si BIRN, që i implikojnë njësoj politikanët e dy krahëve. Duket se shqiptarët i janë nënshtruar modelit të imponuar nga lart, dhe e pranojnë në heshtje që nuk ka vend për garë. Ajo është e mbyllur. Thonë ky vend nuk bëhet, ndaj dhe marrin rrugët. Ne që mbetemi këtu çdo vit elektoral duhet të zgjedhim një prej këtyre 'të këqijave' që na ofrohen. Ky model anti-demokratik ndihet në çdo fushë deri në pikën fundore të shoqërisë. Shpirti i garës ka vdekur: në tendera, në aplikime për punë; në ngritje në karierë, në studime, në shkolla, kudo. Për fat të keq, po. Aq sa duket se shpresa e vetme për të 'rikthyer' demokracinë në këtë vend janë ambasadorët, pra një zgjidhje e huaj, nga jashtë - një "deus ex machina".

Comments
Post a Comment