Qeni i lagjes time

Kthehesha nga puna, dhe teksa po afrohesha te hyrja e pallatit, degjoj nje hungerime aq te tmerrshme te nje qeni, qe jehoi ne gjithe lagjen. Djemte e pallatit tim, sapo e kishin goditur me një tullë të madhe në kembe nje qen endacak, i cili tashmë i gjakosur kishte bllokuar hyrjen e pallatit. Shtanga. Qendrova pak duke pare kater djemte, rreth 10- 12 vjeçare qe po rrinin pak me tej dhe po qeshnin per triumfin e tyre ndaj kafshës së gjorë. Pastaj po hezitoja të hyja në hyrje duke parë qenin. Normalisht një kafshë që sapo është goditur, duhet të ketë instiktin të sulmojë ose të largohet. Edhe njeriu kur e godasin tenton të reagojë.
Po çfarë po bënte kafsha e gjore teksa këmba i kullonte gjithandej gjak në pllakat e bardha? Ashtu i dërrmuar nga dhimbja, po lepinte pikat e gjakut të vet duke pastruar dyshemenë e bardhë. Këtej i pastronte, dhe nga pas, plaga i kullonte sërish. Kokëulur pa lëshuar zë, ai vazhdonte te pastronte me gjuhe pllakat, sikur donte t'u tregonte atyre djemve te keqinj, se ai ishte qen i mire, dhe s'do bente me gabime. Sikur donte t'i merrte me te mire qe te mos e vrisnin më. Dukej si i ndjerë në faj për gabimin, dhe po mundohej ta shlyente. Ndenja ashtu pak minuta, sepse ne fakt kisha frike te hyja ne hyrje dhe po me perzihej nga gjaku. Djemve nuk mund t'u flisja, se sot nuk di me kë ke të bësh. Ndoshta se kane problem te te fluturojne dhe nje tulle tjeter nga aty ku janë. Edhe ti kercenosh se do t'u thuash prinderve te tyre, eshte e kote, pasi ndonjehere prinderit e tyre jane edhe me te frikshem se ata. Fundja nga e kane marre keta femije kete edukate? Si ka mundesi qe kenaqen kur vrasin diçka te gjalle?

Ashtu e hutuar, me ne fund e pashë që s'kishte asnjë rrezik, se qeni ishte i zënë me punë, dhe hyra në hyrjen e ngushtë për t'u ngjitur në banesë. Ato pak minuta kuptova se sa shume ndjenja e mendime kalojne ne trurin e tyre edhe kafshet.  Ai quhet qen rruge ose rrugaç, por s'di kush duhej te quhet rrugaç ne kete rast, ai apo ata djem para-adoleshente, qe mbartin ndjenja kaq negative ndaj qenieve të pambrojtura. Ç'mund të bëhen në të ardhmen këta djem që rriten me ndjesi të tilla dhe argëtohen duke bërë keq?

Comments