Ai është baba i
dy fëmijëve. I qetë, i vuajtur. Jetim që i vogël. Nëna i vdiq pasi e lindi.
Nuk e njohu kurrë. Babai u martua sërish. Gjithsesi e rriti gjyshja
dhe kujdesi nuk i mungoi. Fati e deshi të krijonte një familje të mrekullueshme
me dy fëmijë, një vajzë 9 vjeç dhe djali 5. Jetuan ca vite në emigrim, por u kthyen
pak kohë me parë, blenë një shtëpi dhe vendosën të jetonin në Tiranë. Fundja të
gjithë ata që kanë emigruar për kaq kanë punuar. Mjaft të blesh një shtëpi me
paratë e emigrimit, se këtu në atdheun tënd një copë bukë do e sigurosh. Por s’qenka
e thënë. Erdhi dita që sot në vendin tënd të diskutohet ushqimi. Nuk ka trishtim më të madh për
një kryefamiljar sesa të mos u sigurojë dot bukën fëmijëve.

Kjo është drama e një familjeje shqiptare, në zemër të Tiranës. E një familjeje me arsim të mesëm. Të gjitha zgjidhjet ky baba i kërkon nga vetja. Nuk i hedh sytë fare nga shteti. Nuk ka kohë të merret me politikë dhe as të kërkojë gjë prej qeverisë.
Po a është
detyrë e qeverisë që zgjedhim, që të kujdeset për shtetasin e saj? A duhet të
kujdeset që njeriu të mos e humbasë punën kot? A duhet të kujdeset që pronarët
të mos sillen kështu me të punësuarin e tyre? A duhet të kujdeset që familjet
të kenë asistencë në kushte të tilla? A duhet të kujdeset që ti sigurojë një
vend të ri pune? Një familjar që paguan çdo taksë brenda ujit dhe dritave, çfarë
duhet të marrë nga shteti në këmbim? E
kujt i duhen fasadat, godinat, stadiumet, parqet mijera dollareshe, kur familjet shqiptare përballen me
krizën e ushqimit? Kujt i duhen udhëtimet miliona dollarëshe me eskorta e familjarë jashtë
shtetit të zyrtarëve tanë, për të dhënë mend në politikën e jashtme? Se ndonjë
investim këtu nuk po sjellin. Ekonomia është përtokë, çmimet e larta, dhe papunësia
vetëm shtohet. Çfarë duhet të bëjë shtetasi shqiptar në kushte të tilla? Mos
duhet t'i drejtohet krimit, vjedhjes, drogës? Cila është zgjidhja që familje të mos vuajë për bukë? Se njeriu një jetë ka, e nuk shtyhet me një thes miell.
Ju që flisni tërë ditën në televizione se ky vend është bërë më i mirë, se ka vende pune plot, por nuk ka profesionistë, ju që akuzoni njëri tjetrin të kujt janë kriminelët, juve që ju kemi dhënë votën dhe ju kemi besuar qeverisjen, a e keni të qartë cila është detyra juaj kryesore? Detyra juaj është të kujdeseni për shtetasin tuaj, që të mos marrë rrugët për të siguruar një copë bukë.
Ju që flisni tërë ditën në televizione se ky vend është bërë më i mirë, se ka vende pune plot, por nuk ka profesionistë, ju që akuzoni njëri tjetrin të kujt janë kriminelët, juve që ju kemi dhënë votën dhe ju kemi besuar qeverisjen, a e keni të qartë cila është detyra juaj kryesore? Detyra juaj është të kujdeseni për shtetasin tuaj, që të mos marrë rrugët për të siguruar një copë bukë.
Comments
Post a Comment