Njerëzit më të bukur të Shqipërisë për mua janë gjyshërit dhe gjyshet, mosha e tretë. E dini pse? Sepse ata kërkojnë shumë pak nga jeta, vetëm një fjalë të mirë. Nëse i thua të të bëj një foto, gjithë lumturi dhe emocion marrin poza, si dikur kur dilnin në tabelë nderi. As nuk të pyesin ku do e publikosh, as ta kërkojnë t’ia dërgosh për ta vendosur në facebook. Janë të lumtur që dikush interesohet për ta. Janë të kënaqur që ti ndalon dhe qëndron pak minuta me ta, dhe kur u bën foto ndihen të rëndësishëm.
E keni venë re që ata nuk ankohen kurrë? Dhe nuk ka brez me të lodhur e më të raskapitur se ata. Gjithë jetën e kaluan në diktaturë, me punë në koperativë, aksione, uzina e zborre ushtarake. Për ta paraja nuk kishte dhe nuk ka rëndësi. Rëndësi ka vetëm fjala e mirë dhe nderi. Nëse thonë se filani është burrë i ndershëm dhe familje e respektuar, s’ka lumturi më të madhe për ta. Të ndershëm në punë, në marrëdhëniet me njerëzit. Për tjetrin bëheshin copë, dhe zilia që sundon sot tek brezat tanë nuk ekzistonte. Punonin dhe gëzonin më shumë se ne, gjithcka e ndanin bashkë. Sa krenarë janë për jetën që kanë bërë, sa ne nuk e imagjinojmë dot. Pak t’i pyesësh për të shkuarën e tyre, dhe historitë nuk rreshtin. Mjaft të kesh kohë dhe dëshirë t'i dëgjosh.
Një gjysh me veshje popullore dhe bastun qëndronte i ulur si mbret në një karrige te tryeza e vajit të ullirit “tre Miqtë”. Edhe ai ishte pronar. Sa krenar dukej. Pranonte të bënte foto me këdo. Nuk fliste asnjë fjalë vetëm pozonte e buzëqeshte.
Dhe ja një gjysh tjetër që ia mori valles. Aq virtuoz dhe aq i lumtur dukej ato çaste. Edhe kryesimi i valles ka rëndësi, dhe kur je i pari duhet të japësh shfaqje më shumë se të tjerët. U kënaqa duke e parë dhe fotografuar.

Gëzimi i tyre i vetëm është të jenë të rrethuar nga nipër e mbesa, të kenë sa më shumë gëzime familjare, t'u vijne mysafire, e të pijnë një gotë raki mes miqsh. Aq duan dhe ia marrin këngës. Për ne duket e habitshme që edhe me një pjatë gjizë përpara e pak raki, ata këndojnë. Nëse sheh trishtim në sytë e tyre, nuk është nga lodhja dhe as nga ndonjë sëmundje që i mundon, por vetëm nga largimi i fëmijëve, nga ideja se tokat nuk kanë kujt t’ia lënë që t'i punojnë e t'i shijojë. Edhe sot që janë të moshuar, punët e rënda vazhdojnë t’i bëjnë vetë dhe nuk ua lënë të rinjve. E vetmja gjë që ne nipërit e mbesat mund të bëjmë për ta, është t'i begenisim pak, të mos i lëmë vetëm, dhe të dëgjojmë historitë e tyre, edhe pse mund të jenë ndonjëherë dhe të përsëritura.
Dje isha në një festë në fshatin Pinet, Ndroq “festa e verës”. Ishte kaq pranë Tiranës, një natyrë e jashtëzakonshme. Tokat të gjitha të punuara, dhe vreshtat plot me rrush, aq të rëndë dukeshin sa mezi i mbante hardhia. Vreshtat në rreshta, si të ndara me vizore e të kuruara bukur. S'më zuri syri asnjë mbeturinë. M’u duk si botë tjetër, e gjelbër dhe e pastër. E ndërsa të rinjtë e ardhur nga Tirana festonin, unë shihja vetëm ata, banorët e fshatit. Meqë ne në Tiranë ankohemi për gjithcka, jam kurioze si jetojnë këta këtu, a janë të lumtur. Rruga nuk ishte e shtruar deri në fund, dhe e dija që ankesa më e madhe për ta ishte rruga, dhe këtë e konfirmova në bisedat e tye më vonë.
Që në hyrje të zonës ku bëhej festa, një gjysh qëndronte mes vreshtave, sic dukej për t’i ruajtur nga turmat që kishin ardhur, se mos këpusnin rrush. Ne e përshëndetëm miqësisht, dhe ai aq donte dhe na i mbushi duart plot me rrush. Sa të mirë që janë. Sa të dashur. E falenderuam dhe vazhduam. Tek festa banorët e fshatit qëndronin anash, për t'i lënë gjithë sheshin mysafirëve. Vura re dy nëna të mrekullueshme, që ishin ulur në karrige. Ato ishin pronaret e gjithë asaj toke ku po zhvillohej festa. U bëra një foto për ta ndarë me ju. Ju duken si pronare tokash? A mund t’i krahasoni me “Bukrat” e Tiranës, pronaret trendi të parave e tokave të vjedhura dhe jetës së luksit? Ja pse i dua këta njerëz për thjeshtësinë dhe modestinë e madhe që kanë, pavarësisht se me letra janë të pasur.
Një gjysh me veshje popullore dhe bastun qëndronte i ulur si mbret në një karrige te tryeza e vajit të ullirit “tre Miqtë”. Edhe ai ishte pronar. Sa krenar dukej. Pranonte të bënte foto me këdo. Nuk fliste asnjë fjalë vetëm pozonte e buzëqeshte.
Dhe ja një gjysh tjetër që ia mori valles. Aq virtuoz dhe aq i lumtur dukej ato çaste. Edhe kryesimi i valles ka rëndësi, dhe kur je i pari duhet të japësh shfaqje më shumë se të tjerët. U kënaqa duke e parë dhe fotografuar.
Festa vazhdoi deri vonë. Unë zgjodha të shkruaja për këto fytyra të bukura të moshës së tretë. Këto ishin mbresat e mia nga Ndroqi. Të moshuarit e bukur, të stërmunduar por të gëzuar, ata që ende duhet të jenë burim frymëzimi për brezat tanë e për më të rinjtë që ankohen për gjithçka.
Comments
Post a Comment