I pyetur disa herë radhazi: “Pse tani zoti kryeministër, pse do i zgjidhni tani çështjet që na takojnë me ligj”? Përgjigja e tij ka qenë: E thjeshtë, sepse tani u çuat juve, tani protestuat, tani e kërkuat".
Kjo filozofi është absurde dhe krejt në kundërshtim me shtetin e së drejtës dhe parimet e qeverisjes. Njerëzit nuk kanë kohë të ngrihen, të humbasin ditët e tyre të punës dhe të shkollës, për të kërkuar të drejtat e tyre, dhe gjithçka që u takon sepse këtë punë ia kanë dhënë me votë qeverisë së z Rama, meqë doli dhe e kërkoi, e madje luftoi për ta fituar këtë vend pune.

Sipas kësaj llogjike, një fshat që nuk ka parë rrugë automobilistike prej dekadash dhe rron si në mesjetë, (dhe une e di një fshat të tillë dhe madje kam bërë një shkrim) nuk ka për ta patur rrugën që meriton, nëse banorët nuk ngrihen në protestë. Po ku kanë kohë e fuqi ata njerëz të protestojnë? Vec t'i shohesh si e ngrysin ditën duke u rropatur në punët e fshatit, duke bërë km rrugë dhe i zë gjumi pa parë Shqiperine tuaj te zhvilluar e të zbukuruar në televizor. Në shumë zona as uji e as energjia nuk ka shkuar ende siç duhet, dhe ju prisni që ata të ngrihen në proteste dhe të kërkojnë këto të drejta. Sipas kësaj llogjike, nëse minatorët nuk çohen nuk do kenë kurrë statusin që u takon, paga dhe kushte dinjitozë për atë punë që u shkurton jetën.
Dhe të mendosh që për votat, shkohet shtëpi më shtëpi e mal më mal. Ndërsa për t'u zgjidhur problemet që u premtohen në fushatë duke nisur nga ujë, rrugë, drita, spital, të drejtë në punësim etj, duhet të trokasin te dera e qeverisë dhe të bërtasin. Pra të lodhen dhe të bëjnë punën e gjithë administratës burokratike, e cila paguhet me taksat e qytetarëve. Detyra e qytetarit është të punojë atje në fshatin apo qytetin e tij, të sigurojë të ardhura për të mbajtur familjen e vet dhe të paguajë taksat që duhen për rrogat tuaja. Dhe ju si ua shpërbleni? U thoni: ejani ankohuni, bërtisni se mbase ju jap atë çfarë ju takon. Do mundohem, nëse dialogoni me mua.

Historia e studentëve po i kthehet kësaj qeverie në boomerang, pasi nxorri në pah kalbjen e këtij sistemi që prej 3 dekadash shpërblen vetëm një kastë njerësish. Nuk është e vështirë të vërtetohet se një politikan apo ish politikan, ka gjithë familjen e fisin në punë të mira e drejtuese, se po të njëjtët njerëz kanë dhe bizneset më të mëdha në vend, vec posteve drejtuese, ndërsa në një familje shqiptare mund të jenë dhe të gjithë pa punë. Nuk është e vështirë të vërtetohet se njerëzit më të pasur sot janë politikanët, të sotshmit dhe të kaluarit. Nuk është e vështirë të kuptosh se ato borde në cdo universitet, në shumicë drejtohen nga njerëzit e qeverisë,që sipas një fenomeni të cuditshem që ekziston prej vitesh, e kanë pjesëmarrjen në bord si post honorifik, punën e dytë apo të tretë, thjesht një rrogë më shumë, pa e patur aspak prioritet punën me universitetet.
Për fatin tuaj të mirë, PD dhe LSI janë plotësisht të papërshtatshem për të qeverisur vendin. Por për fatin tuaj të keq, studentët nuk ju veçojnë as juve si të mirë për të qeverisur. Pra populli, perjashto militantet, ju fut ne nje thes. Tani s'mund të negocioni dicka që e keni bërë gabim që në fillim, dhe kur s'keni asnjë filozofi tjetër alternative. Sepse aq dinit, aq bëtë. Tani qe u ngritën studentët, është shumë vonë për të treguar se jeni ndryshe. 5 vjet janë shumë. Askush nuk ka kaq kohë për të pritur që ju të kuptoni se detyra e një qeverie dhe një kryeministri është t'i shërbejë cdo qytetari të këtij vendi, nga jugu në veri, pa qene nevoja te ankohen te dera apo portali juaj.

Comments
Post a Comment