Propaganda, më e fortë se pandemia?

Propaganda është për demokracinë, njësoj si kërbaçi ne diktaturë, -thotë Noam Chomsky.

Pandemia aktuale ka bërë që gjithë vëmendja e qytetarëve të drejtohet nga qeveritë, të cilat janë bërë burimi kryesor i informacionit për kujdesin shëndetësor, i masave shtrënguese, i paketave ekonomike, duke u konsideruar kështu shpëtuesi kryesor i jetës dhe fateve ekonomike të njerëzve.

Qeverive u ka ardhur per shtat kjo situate, pasi ne asnje rast nuk do ta kishin menduar, qe me nje urdher, te komandonin levizjet e qytetareve, sjelljet e tyre, veprimet e tyre, t'u mbyllnin bizneset dhe ti mbanin brenda mureve per nje kohe te gjate. Shume prej qeverive do donin qe kjo menyre urdherimi ndaj qytetareve te zgjaste pergjithmone.
Nga ana tjeter, qytetarët per shkak te frikes per jeten, ia dhanë gjithë këtë autoritet qeverisë dhe hoqën dorë nga liritë e tyre.
Qytetarët u distancuan, u izoluan, u disiplinuan për higjenën, mbyllën punën dhe bizneset, humbën stafin, klientet, investimet e disa viteve, pa marrë asgjë mbrapsht nga qeveria, ose ca thërrime. Por pas dy muaj bindje e izolimi, pas gjithe asaj sakrifice, qeveria nuk i jep dot askujt një përgjigje se kur e gjitha kjo do mbarojë. Atëherë cfare duhet të bëjnë njerëzit?

Tani mendoj se eshte momenti per te lexuar sa me shume informacione nga burime te besueshme boterore te pavarura, dhe jo vetem nga burime qeveritare e zyrtare. Fale internetit, kjo eshte e mundur. Ka aq informacione kontradiktore sa është shume e veshtire te besosh, kush ka te drejte. 
Reputacioni i OBSH, organit lider per te luftuar kete pandemi ka rene ndjeshem, pasi çfare thote sot, nuk thote neser: Edhe sikur te jesh sheruar sot, s'ka garanci qe nuk infektohesh neser; nuk ka asnje garanci per askend se eshte imun nga virusi, nuk ka afat se kur iken ky virus dhe kur kthehet prape; Ka dyshime per saktesine e shifrave te viktimave, ku thuhet se shumica kane vdekur nga patologji te tjera; ka dyshime per efikasitetin e ventilatoreve, ku 2/3 e atyre qe intubohen, vdesin; edhe nese del vaksina, virusi peson mutacion dhe rikthehet ndryshe dhe vaksina s'ben dobi etj etj.

E ndersa ketyre pyetjeve nuk i pergjigjet dot OBSH, shume qeverive u leverdis kjo amulli per zgjatje te pushtetit dhe trullosje te turmave. Ndaj, çka duhet lexuar sot (perveç romaneve apo librave 'si te behesh i pasur'), jane informacionet e sakta e te argumentuara shkencore por dhe diplomatike, te mediave analitike e prestigjoze te pavarura, qe tregojne se çfare po ndodh me këtë pandemi dhe pse, per te hapur syte, per te luftuar, e per te mbijetuar, (s'po flas ketu per teorite konspirative). Gjithashtu, duhet te ndiqen me vemendje shembujt me te mire te menaxhimit te situates nga vendet me te perparuara.

Jetojme ne nje kohe te pazakonte, ku duket se propaganda, eshte me e forte se pandemia. Verberia dhe mosinformimi, ose besimi absolut te qeverite, ca kombe mund t'i zhysë ne nje te ardhme te zymte. Sa me te informuar e me te mençur, aq me te forta duhet te jene kerkesat e çdo shoqerie ndaj qeverive respektive. Urojme qe shqiptaret te mos pesojne nje nga ato kthesat e forta historike qe kane kaluar, nga e cila u duhen dekada per t'u kthyer sërish në rrugën e drejtë...

Comments