Paralelisht me lajmet për pandeminë botërore, shumë organizata
prestigjoze dhe media ndëkombëtare, nuk kanë nguruar të bëjnë krahasimet e
ndotjes në atmosferë të periudhës para Covid19 dhe gjatë muajve të izolimit.
Dhe rezultatet kanë qenë vertet të jashtëzakonshme. Ndotja në atmosferë në rang
global ka rënë në nivelin 5 % ose në nivelin e Luftës së Dytë Botërore, ndërkohë
që liderët botërore kanë dështuar në dhjetra takime për të rënë dakord për ta
arritur diçka të tillë.
Pamjet e dhëna nga NASA, kanë treguar se pikërisht Vuhani në Kinë apo Lombardia në
Itali që kanë qenë zona industriale shumë të ndotura, dy muajt e fundit renë e pluhurit e kanë patur thuajse zero. Disa mund të thonë se çfarë lidhje ka coronavirus me ndotjen dhe ndryshimet klimaterike? Studimet treguan se ne zonat më të ndotura, përhapja e virusit ishte me e shpejtë se në territoret me ajër më të pastër.
Lajme të tjera optimiste na treguan se peshqit apo specie të tjera u shfaqen pas disa dekadash në kanalet e Venecias, apo në Indi u duken për herë të parë, Himalajet nga qendra e qytetit pas 30 vitesh etj.
Nga ana tjeter, shumë qytetarë dhe në rrugët e Tiranës nuk kanë nguruar ta shprehin se Tirana u shijon pa makina, pa pluhur, me ajër të pastër. Shumica e pranon se ky është ajri që duam të thithim në qytetin tonë. Dhe nuk ka munguar një raport studimor i CO Plan, financuar nga BE, që e ka nxjerrë Tiranën me nivelin më të ulët të ndotjes në një dekadë. Shih ketu.
Pra u desh një virus, që të na tregonte si bota mund të jetë
më e mirë, më e pastër, si ajri që thithim të mos na bëhet kancer për mushkritë
dhe të mos marrë jetë njerëzish. Me të drejtë shume raporte këtë periudhë treguan se nëse nga #Covid19 numri i viktimave u numërua, është e pamundur të bëhen statistika për vdekjet e shkaktuara nga ndotja.
Pyetja që duam të bëjmë direkt sapo të mbarojë pandemia dhe ti kthehemi jetës normale është: A e duam qytetin, apo planetin tonë, sic e kishim këto dy muaj izolimi? A duam ta ruajmë natyrën, a duam më pak ndotje për të jetuar në një mjedis më të pastër e më të shëndetshëm?
Çfarë mund të bëjë secili për ta arritur këtë?
Normal zgjidhja nuk është të izolohemi sërish, për ta bërë natyrën të marrë frymë. Por secili nga ne mund të bëjë dicka për të mos ndotur. Edhe pse pesha më e madhe u takon qeverive, shume kompani të mëdha industriale mund te detyrohen te aplikojne inovacione që ndotin më pak atmosferën. Shembujt janë, dhe nuk ka nevojë për shpikje të reja. Psh, Copenhagen në 2025 do jetë qyteti i parë në botë, që nuk do të lëshojë asnjë gram karbon në atmosferë, pra carbon free.

Zgjidhja- parimet e turizmit të qëndrueshëm
Po Shqipëria çmund të bëjë në këtë drejtim?
Së pari nevojitet një fushatë e madhe ndërgjegjësuese për atë që mund të bëjë gjithsecili nga ne, për të patur një mjedis të pastër, për të ruajtur gjithë trashëgiminë natyrore, për të mos ndotur lumenjtë, për të mos prerë pyjet, për të mos gërryer malet e për te mos ndotur kullotat.
Çdo destinacion duhet të ketë si objektiv që pranë zonave natyrore të vendosë bashkë me pushtetin lokal tabela, udhezime e orientime për të mos dëmtuar natyrën, madje dhe gjoba e masa ndëshkuese. Cdo destinacion së bashku me pushtetin lokal mund të vendosë edhe objektiva për të matur vazhdimisht ndotjen në atë territor dhe për ta ulur atë nga viti në vit. Nese ndryshojme ne, vendasit, të zotët e këtyre pasurive, këtë qëndrim mund t'ia imponojmë edhe të huajve.
Mos kujtoni se pas kësaj pandemie turistët nuk do kenë ndryshuar gjithashtu. Në një sondazh të vitit të kaluar nga Booking.com, rreth 70 % e turistëve të pyetur do të donin të zgjidhnin një hotel eco friendly për të kaluar natën në një destinacion, dhe për këtë ishin gati të paguanin më shumë e të qëndronin më gjatë. Pra turistët tashmë gjithashtu të ndergjegjësuar për mbrojtjen e planetit, duan të qendrojnë në vende që i respektojnë këto parime. Sa hotele të tilla të certifikuara si eco-friendly kemi ne në Shqipëri? Deri tani asnjë. Po destinacione të çertifikuara si të qëndrueshme? Asnje. Atëherë çfarë turisti preferojmë të tërheqim? Turistë që paguajnë pak dhe qendrojnë vetëm një natë, apo turiste tranzit, që vijnë e ikin, ndotin dhe nuk lënë të ardhura në destinacionet tona?
Destinacionet mund ta përdorin këtë përiudhe pushimi, për të
informuar e sensibilizuar bizneset turistike në zonat e tyre, që fillimisht higjena pas pandemise
duhet të jetë numër 1.
Ndoshta do t'u duhen dhe investime serioze për të pastruar gjithë mjediset perreth, për të ndikuar dhe te autoritetet lokale për menaxhimin e mbetjeve, për të krijuar sa më shumë mjedise çlodhëse për turistët dhe me hapësirë. Përveç kësaj, të ofrojnë bicikleta për transport, të përdorin kryesisht produkte lokale sa më të freskëta, pasi këto janë gjera që vlerësohen nga turistët. Lidhur me këtë të fundit, sipas një studimi nga Technavio, lidhur me tregun e turizmit të qendrueshëm 2019-2023, pritet që ky treg të ketë një rritje prej 338.06 mld dollarë, pra bëhet fjalë për produktet vendase, organike të cilat do blihen më shumë dhe do sigurojnë të ardhura, cka do të thotë më shumë para dhe mireqenie për komunitetet. Në Shqipëri ka disa modele shumë të mira që e kanë bërë këtë, si Mrrizi i Zanave që i blen gjithë produktet banorëve perreth duke i ndihmuar ata të kenë të ardhura thjesht duke vazhduar punën e tyre dhe jetën e tyre normale në zonën e tyre. Kështu ruhet tradita, jeta e komuniteteve dhe ndërkohë ata sigurojnë të ardhura për të mbijetuar.
Pra është koha për të përqafuar idenë e turizmit të qëndrueshëm dhe parimet që tashme po aplikon bota e zhvilluar për të maksimizuar fitimet për komunitetet dhe për të minimizuar impaktet negative në destinacione.

Nëse do i referohesha një shprehje të fundit Papa Franceskut, se coronavirusi ishte një
hakmarrje e natyrës për ndotjen nga dora e njeriut, do më pëlqente që kjo teori të
triumfonte në mendjet e njerëzve për të mos e ndotur më mjedisin, në mënyrë që
hakmarrja e natyrës të mos na bjerë sërish. Kjo nuk nënkupton vetëm për të mos
hedhur plehrat vend e pa vend, por për të bërë më pak plehra, për ti ndarë ato që
në burim për riciklim, për të zhdukur plotësisht qeset, për të kursyer ujin dhe
energjinë në mënyrën më të mirë të mundshme, për të lënë makinën në shtëpi dhe
për të udhëtuar me biçikletë, ose në këmbë, për të ngritur zërin për ndotjet në
mjediset ku ato jetojnë nga fabrika apo ndërmarrje të ndryshme. Në fakt koha e duhur ishte dje, por dhe sot nuk është vonë. E nesërmja do na penalizojë sërish.
Comments
Post a Comment